Banorët e fshatit Zagori të komunës së Vushtrrisë kanë protestuar edhe sot kundër ndërtimit të një kishe në këtë fshat.
Njësitë e Policisë së Kosovës kanë dalë në fshatin Zagori të Vushtrrisë, ku qytetarë po protestojnë kundër vendosjes së gur themelit dhe ndërtimit të kishës katolike “Shën Flori dhe Lauri”.
Protesta është zhvilluar një ditë pasi u vendos gurthemeli në lokacionin ku është paraparë ndërtimi i kishës.
Zyrtarët policorë janë duke qëndruar pranë lokacionit, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë, si dhe parandalimit të incidenteve të mundshme.
Deri tani nuk është raportuar për incidente, ndërsa situata po monitorohet nga afër nga Policia e Kosovës.



