16 C
Mitrovice
E hënë, 28 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Prishtina dhe Trepça 89 luajnë një tjetër super-sfidë sot

Prishtina dhe Trepça 89 përballen sot në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë. Bardhë e kaltërtit e presin klubin nga Mitrovica për ndeshjen e 16 në Ipko Superligë. Prishtina momentalisht është në pozitën e katërt me 27 pikë të arkëtuara, kurse Trepça 89 ka plotë 20 pikë në vendin e 8, vend ky i cili e rrezikon shumë për statusin e superligës, shkruan Gazeta Blic. Prishtina kishte triumfuar në ndeshjen e parë me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë, në stadiumin ‘Riza Lushta’. Analizuar në 5 ndeshjet e fundit klubi nga kryeqyteti ka tre fitore, një barazim dhe një humbje. Poashtu, edhe klubi nga Mitrovica ka të njëjta statistika. Ndeshja fillon në ora 13 00./GazetaBlic

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT