8.6 C
Mitrovice
E diel, 5 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Presidentja Osmani të premten u drejtohet deputetëve në Kuvend

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të premten të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të ketë një adresim para deputetëve.

Kjo është konfirmuar nga shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila.

Ajo tha se Osmani në orën 10:00 do të ketë adresimin e fundvitit para deputetëve

“Sot në Kryesi, kryetari i Kuvendit ka prezantuar edhe kërkesën e presidentes Vjosa osmani-Sadriu për të u adresuar para Kuvendit në fundvit. Adresimi i presidentes do të mbahet në orën 10:00 në një seancë të veçantë të premten”, ka thënë ajo.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT