22 C
Mitrovice
E enjte, 21 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Prepolli: Largimi i Munishit ishte i ngutshëm, ai është më atraktiv se Shkëmbi

Skuadra e Ballkanit sot ka zyrtarizuar trajnerin e ri, Bledi Shkëmbin.

Pas shkarkimit të Ismet Munishi, Ballkani sot zyrtarizoi Shkëmbin, i cili do ta udhëheqë klubin në pjesën e mbetur të sezonit, përcjell GazetaBlic

Megjithatë, Arsim Prepolli mendon se Munishi nuk është dashur të largohet nga klubi i Ballkanit,

“Largimi i Munishit është vendim i ngtushëm, sepse sa ka qëndruar thuajse ka bërë më të miren deri më tani, por pse erdhi deri tek ndarja, ato janë çeshtje brenda klubit dhe nuk e dimë as ne. Unë mendoj që Ismeti është deshtë të qëndrojë akoma te Ballkani, pasi i njeh lojtarët dhe kundërshtarët”, tha Arsim Prepolli në Arena Sportive.

“E kemi pa që Bledi Shkembi ka krijuar disa ndeshje të mira me Lirinë e Prizrenit, por s’mund të jetë më atraktiv se Ismeti, e kemi pa që me deklarata e me do gjëra është i ngutshëm, por i jep hijeshi Superligës”, përfundoi ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT