E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka përkujtuar viktimat e zhdukjes me dhunë gjatë luftës në Kosovë.
Ambasada amerikane bëri të ditur se Prattipati iu bashkua qytetarëve të Kosovës në nderimin e personave të zhdukur gjatë luftës.
“Ne qëndrojmë pranë familjeve që vazhdojnë të kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë. Ato meritojnë përgjigje për fatin e të dashurve të tyre”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Facebook.



