20.9 C
Mitrovice
E premte, 29 Mars, 2024
spot_imgspot_img

Posta e Kosovës ka një njoftim të rëndësishëm për përfituesit e ndihmës sociale

Posta e Kosovës ka njoftuar se asistenca e rregullt sociale do të shpërndahet duke filluar nga nesër.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Posta ka kërkuar nga të gjithë përfituesit e kësaj asistence që të mbajnë maskën dhe distancën fizike brenda dhe jashtë zyrave postare, derisa kanë njoftuar se aktualisht janë duke u shpërndarë edhe asistencat në vlerë prej 130 euro.

“Ju njoftojmë se aktualisht janë duke u shpërndarë Asistencat në kuadër të Masës 15 të Qeverisë së Kosovës, në vlerë prej 130 euro për të gjithë ata qytetarë që janë të njoftuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale”, thuhet në njoftim./Express

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT