16.6 C
Mitrovice
E diel, 19 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Portieri i Trepçës ’89, Arben Beqiri jep lajmin e mirë për gjendjen dhe rikthimin e tij

Portieri i Trepçës ’89, Arben Beqiri, beson se në muajin prill do t’i rikthehet futbollit.

Ish portieri i disa skuadrave kosovare dhe aktualisht i Trepçës ’89, Arben Beqiri njoftoi muaj më parë se është diagnostifikuar me tumor në lukth.

Portieri i ‘minatorëve’ në një intervistë për ‘Olle’ ka thënë se momentalisht gjendja e tij është stabile dhe se faza rehabilituese po shkon sipas planit.

“Për momentin gjendja ime është e mirë dhe stabile, faza rehabilituese është duke shkuar sipas planit deri më tani. Këtë javë kam kryer disa analiza dhe mjekët më kanë thënë se ka përmasime të kënaqshme. Unë i falënderoj shumë të gjithë ata që më ndihmuan duke filluar nga FFK, klubet, shoqatat e futbollistëve, referëve dhe të gjithë të tjerët që më janë gjendur pranë në një formë apo tjetrën”, shtoi ai.

“Për rikthimin tim ende nuk jam i sigurt që kur do të ndodh, por në ciklin e gjashtë të fazës rehabilituese do të bëjë disa analiza, dhe në rast se do të dalin mirë, atëherë nga muaji prill do të fillojë ngadalë të përgatitem” – ka deklaruar Beqiri./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT