spot_img
spot_img

Policia ndal Passatin në Mitrovicë të Veriut – gjen 16 qese me marihuanë të fshehura pas ulëses, sekuestrohet edhe iPhone

Policia ndal Passatin në Mitrovicë – gjen 16 qese me marihuanë të fshehura pas ulëses, sekuestrohet edhe iPhone

Një kontroll policor në kuadër të planit operativ “Vera 2026” ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të substancës së dyshuar narkotike në Mitrovicë të Veriut.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personi i dyshuar është A.P, 29-vjeçar shqiptar, i cili është ndaluar nga Policia derisa po drejtonte një veturë Volkswagen Passat.

Ngjarja ka ndodhur më 30 gusht, rreth orës 22:15, në rrugën “Kolashini”, në afërsi të zonës së njohur si “Tri Banesat”.

Njësia përkatëse për hetimin e narkotikëve në Mitrovicë të Veriut, së bashku me Njësinë e Reagimit të Shpejtë, e kanë ndaluar veturën për kontroll.

Gjatë kontrollimit të Passatit, policët kanë hasur në diçka të dyshimtë në pjesën e pasme të veturës.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, në xhepin e ulëses së pasagjerit është gjetur një qese najloni, brenda së cilës ndodheshin 16 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Pesha e përgjithshme e substancës së sekuestruar është rreth 12.54 gramë.

Pas gjetjes së narkotikëve është njoftuar Prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe, në konsultim me të, hetuesit kanë vazhduar edhe me kontrollin e shtëpisë së 29-vjeçarit.

Kontrolli në shtëpi nuk ka rezultuar me gjetjen e ndonjë sendi tjetër të kundërligjshëm.

Në cilësinë e provave materiale, Policia ka sekuestruar 16 qeset me marihuanë të dyshuar, me peshë totale rreth 12.54 gramë, si dhe një telefon iPhone 11 Pro.

Peci është intervistuar lidhur me rastin dhe, pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe do të vazhdojë të hetohet nga njësia kompetente në Mitrovicë të Veriut.

TË FUNDIT

TË FUNDIT