13.7 C
Mitrovice
E enjte, 2 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Polici në Mitrovicë sulmohet me shufër, dy qytetarë e akuzojnë se shkoi në pronën e tyre për të vjedhur dru

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në fshatin Bajgorë të Mitrovicës, por këtë herë zyrtari policor që u sulmua ishte jashtë detyrës zyrtare.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se polici u përballë me dy persona, të cilët po dyshohen se e kanë sulmuar fizikisht, duke e goditur me grushte e shufër dhe për pasojë i shkaktuan lëndime trupore.

Sinjali mëson se motivi i incidentit dyshohet se lidhet me dyshimet që dy sulmuesit i kishin në drejtim të policit, të cilin e akuzuan se kishte shkuar për të vjedhur dru në pronën e tyre.

Përballë kësaj situate, rasti u denoncua dhe një njësi policore ka arritur t’i arrestojë dy personat e dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT