25.6 C
Mitrovice
E shtunë, 18 Maj, 2024
spot_imgspot_img

“Po më lënë mendtë për ta”, babai nga Prishtina shpërthen në lot pasi shteti ia mori dy fëmijët

Për shkak të kushteve të këqija të jetesës, Qendra për Punë Sociale i dërgon në strehimore dy fëmijët e familjes Rexhepi.

Po shkon aty ku kalon kohën më të madhe me fëmijët. Por, këta të fundit nuk gjenden brenda.

Me arsyetimin e kushteve të këqija për jetesë, vajza dhe djali i Ismajl Rexhepit u larguan nga prindërit e tyre.

Nga Qendra per Punë Sociale ata u dërguan në strehimoren Shpresa në Prishtinë.

“Fëmijët m’i kanë marrë, nuk më kanë thënë për çka por po i bie si me tradhti. Jo ju blejmë diçka, ju ndihmojnë. I kanë marrë, i kanë çu atje, s’po e di as ku”, tha babai i dy fëmijëve.

Përveç këtij objekti, tash e tre vite familja Rexhepi kanë edhe një shtëpi tjetër ku banojnë. Në fakt, ajo iu dha këtyre në shenjë bamirësie.

“Unë rrogën e kam të mirë jam tu punu, për këta fëmijë, edhe gjithmonë dëshirat ua kam plotësu”, tha ai.

Mes emocionesh, ky ka një kërkesë për Policinë e QPS-në.

“Ju lutem me m’i kthy fëmijët, se po më lënë mendtë për ta”, tha babai i tyre. E pos tyre, për ta u kujdesën edhe fqinjët në Pakashticë të Epërme.

Sipas tyre kështu u nënshkrua dokumenti për largimin e fëmijëve.

Siç pritej, kjo u mohua nga Qendra për Punë Sociale në Podujevë.Këta nuk deshën të deklarohen për televizionin, veçse thanë se veprimet u morën për të miren e 9 dhe 12 vjeçares.

Edhe nga policia e Kosovës u tha se kushtet ku jetuan fëmijët ishin minimale për jetesë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT