25.5 C
Mitrovice
E shtunë, 18 Maj, 2024
spot_imgspot_img

“Po kërkoja se ku është djali im dhe nipi”, e mbijetuara e aksidentit mes lotësh tregon si rrodhi ngjarja në tragjedinë e Slavonski Brod

Marta Roshaj është një nga udhëtaret e mbijetuar në tragjedinë e autobusit që u përfshi në një aksident trafiku në autostradën afër Slavonski Brodit në Kroaci.

Në momentin e aksidentit, Roshaj thotë se ishte duke u lutur.



“Isha duke u lutur. Po kërkoja se ku është djali im dhe nipi. Ata ishin të gjithë brenda, ishin tre persona: një grua dhe burri im mbi ta. Ata e nxorën jashtë burrin tim dhe gruan, pastaj nxorën djalin e saj”, shprehet Roshaj mes lotësh.

Ajo nuk e dinte se çfarë po ndodhte menjëherë pas aksidentit.



“Ishte diçka e tmerrshme, nuk mund të flas. Ndodhi brenda një minute. Nuk e dija se çfarë ndodhi. Zoti u jep të tjerëve forcë. Unë as nuk mund të flas”, shton ajo.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT