7.5 C
Mitrovice
E hënë, 27 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Personi që u therr dje në Mitrovicë është një 47 vjeçar, mori plagë të rënda

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpeshherë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë dhe në përdorimin e armëve të zjarrit e mjeteve të mprehta. Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në Mitrovicë, ku një person është therur me thikë.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 47-vjeçar, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në këtë qendër pasi fillimisht i ishte dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, viktima ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa akoma nuk dihet motivi i incidentit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

“Sipas informatave të pranuara, në afërsi të postes kryesore në Mitrovicë një person ka mbetur i lënduar dyshohet me mjet të mprehtë-thikë, personi është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë ndërsa njësitë kompetente janë duke u marrë me rastin”, tha ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT