22.4 C
Mitrovice
E enjte, 21 Maj, 2026
spot_img
spot_img

PDK tregon nëse do ta votojnë buxhetin 2021

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ,përderisa ka folur për diasporën dhe ka shpalosur një pako politike për këtë pjesë, ai ka thënë se vota e subjekti të tij politik do të jetë pro buxhetit të vitit 2021.

Përderisa ka folur për diasporën, Hoxhaj është pyetur nëse do ta votoj buxhetin për vitin 2021.

Hoxhaj ka qenë i qartë, duke thënë se PDK do të votoj pro buxhetit.

“Vota e PDK-së do të jetë pro buxhetit dhe ne nuk duam që të gjitha kategoritë në Kosovë të cilat varen prej buxhetit të shtetit mjekët, mësimdhënësit, policët, zyrtarët shtetëror në pranverën e hershme të mbesin pa paga dhe në gjysmën e vitit 2021 vendi të jetë i kërcënuar për shkak të mungesës së buxhetit” ka thënë Hoxhaj.

Duhet theksuar se nesër do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për votimin e buxhetit për vitin 2021.

TË FUNDIT

TË FUNDIT