13.7 C
Mitrovice
E enjte, 28 Mars, 2024
spot_imgspot_img

Pasi u shërua nga COVID-19, Eni Koçi thotë se për pesë muaj ende përballet me vështirësi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi ka qenë njëra prej të shëruarave nga COVID-19.

Por, pas kësaj duket se ajo ka hasur në probleme me nuhatjen dhe shijen në ushqime që konsumon.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Eni ka kërkuar të di nëse dikujt i është rikthyer shija, pasi ajo ka pesë muaj që nuk shijon asgjë.

“Nëse ndonjëri prej jush e ka kaluar covid-in, ju lutem më tregoni a ju është kthyer shija dhe nuhatja. Kam pesë muaj që prej të kthehet dhe asgjë”, ka shkruar ajo në mbishkrim.

Ajo po ashtu shtoi se vetëm ndonjëherë ka shija, por të tmerrshme nga çfarë ushqehet në përditshmëri.

Në ndërkohë edhe partneri i saj, Genc Prelvukaj është infektuar nga virusi vdekjeprurës.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT