spot_img
spot_img

Pas dy ditëve “përvëluese”, e diela vjen me zbutje të nxehtësisë

E diela do të sjellë mot kryesisht me diell dhe të ngrohtë në të gjithë territorin e Kosovës. Megjithëse temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë krahasuar me të shtunën, ngarkesa termike mbetet e pranishme.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 11°C – 16°C dhe maksimalet 29°C – 34°C

Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.

Kushtet biometeorologjike: Më të favorshme se të shtunën, por gjatë mesditës mbetet ngarkesa termike e shtuar.

Kushtet agrometeorologjike: Mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta do të favorizojnë humbjen e lagështisë nga toka. Rekomandohet monitorimi i nevojës për ujitje.

Indeksi UV do të jetë i lartë, ndaj rekomandohet kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell gjatë orëve me intensitet më të lartë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT