Pas Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka refuzuar takimin e së martës, të thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, me liderët e partive politike.
Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, konfirmoi të shtunën se përfaqësuesit e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në takim, ndërsa ftesën e Haxhiut e cilësoi si “manipulim”.
“Kjo është edhe një tentativë manipulimi për afate, Haxhiu më mirë do të ishte t’i kishte shkruar letër Deharit që ta thërrasë seancën. Çfarë logjike ka, si mund të ushtrosh mandate dhe të dërgosh letra, kur është dashtë që letrën e parë t’ia dërgoj Deharit. PDK-ja nuk do të jetë në atë takim, ne do të jemi në Kuvend”, deklaroi ai.



