Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka “hapur letrat” për raportin e saj me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Edhe pse së fundmi, sipas saj, kanë gjetur gjuhën e bashkëpunimit për çështje shtetërore, Osmani ka pranuar hapur se mes tyre vijojnë të ekzistojnë dallime të qarta politike.
“Tani për tani sikur ne e dimë shumë mirë që jemi opozita dhe ai është në qeveri. Por në të njëjtën kohë, kohët e fundit kemi punuar së bashku për të gjetur një president të përshtatshëm për këtë vend dhe ia dolëm. Pra, kjo është një gjë në të cilën arritëm të punonim së bashku, në një mënyrë të mirë. Unë besoj fort gjithashtu në interesin dhe interesin afatgjatë të këtij vendi, por kjo nuk do të thotë që nuk kemi dallime në kaq shumë çështje të tjera. Ato dallime mbeten, dhe kjo është arsyeja pse kemi vendosur të qëndrojmë në opozitë”, tha Osmani në Euronews.


