spot_img
spot_img

Parashikimi i motit për vikend, IHMK: Temperaturat mbesin të larta, pritet të arrijnë deri në 34 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës tha se gjatë të shtunës pritet të ketë mot kryesisht me diell, dhe me vranësira të pakta, më të theksuara rreth viseve malore.

Ndërsa të dielën, minimalet pritet të sillen mes 10 dhe 15 gradë celsius, ndërsa ato maksimale mes 28 dhe 31 gradë celsius.

Postimi:

PARASHIKIMI I MOTIT PËR VIKEND

05 dhe 06 shtator 2026

Gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Nuk parashihen reshje. Temperaturat gjatë ditës do të mbeten të larta, ndërsa netët kanë filluar të freskohen gradualisht në raport me ditët e fundit, kur temperaturat e natës kanë qenë më të larta dhe netët më të ngrohta.

E SHTUNË – 05.09.2026

Moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, më të theksuara rreth viseve malore.

Temperaturat minimale: 9°C – 12°C

Temperaturat maksimale: 29°C – 34°C

Era: Kryesisht e dobët, nga drejtime të ndryshueshme, me shpejtësi 1–4 m/s.

E DIEL – 06.09.2026

Do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, sidomos rreth relievit malor. Nuk parashihen reshje.

Temperaturat minimale: 10°C – 15°C

Temperaturat maksimale: 28°C – 31°C

Era: E dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimet veriore dhe verilindore, me shpejtësi 1–5 m/s.

TË FUNDIT

TË FUNDIT