Opinionisti Rrahman Paçarizi, thotë se vizita e shefit të CIA-s William Burns, në Kosovë, nuk është historike.
“Në këtë vizitë nuk ka asgjë historike, ka qenë një vizitë e nevojshme në një moment të caktuar”, u shpreh ai në “Rubikon”.
Sipas tij, kjo vizitë është një demonstrim se situata është aq serioze sa që vetë drejtori i CIA-s, të vi e të përcjell mesazhin.
“Situata do të ketë qenë aq serioze sa që është nevojit një demonstrim i seriozitetit. Të njëjtin mesazh e ka përcjell edhe ambasadori amerikan, kanë mundur të përcjellin edhe zyrtarët të niveleve të tjera të CIA-s, mirëpo ardhja e vetë drejtorit është demonstrim i seriozitetit të situatës”, tha Paçarizi.




