19.4 C
Mitrovice
E enjte, 21 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Osmani rrezikon buxhetin, nuk e procedon kërkesën për seancë të jashtëzakonshme

Kërkesa e mbi 40 deputetëve nënshkrues që të hënën të mbahet seancë e jashtëzakonshme për miratimin e projektligjit për buxhetin e vitit 2021, nuk është proceduar nga Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ani se kërkesa është dërguar para përfundimit të orarit.

Me këtë kryetarja Osmani është duke rrezikuar buxhetin e Kosovës për llogari të Lëvizjes Vetëvendosje. Pasi që kjo parti ka dal kundër miratimit të këtij projektligji.

Burimet e Gazetës Insajderi kanë bërë të ditur se kërkesa është pranuar nga protokolli dhjetë minuta para përfundimit të orarit zyrtar të punës.

“Vjosa Osmani nuk po do ta trajtoj kërkesën per seance te jashtëzakonshme deri te hënën në mengjes, sepse sipas këshilltarëve te saj, kërkesa për seance ka shku në Protokoll në 3:50, e Protokolli e ka dergu në 4 e 1 minute. Prandaj ajo nuk e shqyrton deri te hënën. Edhe pse është seance e jashtëzakonshme me mbi 40 nënshkrime, por ajo nuk po pranon me i dergu ftesat për deputetet per seance”, ka thënë ky burim për Insajderin.

Mirëpo, në kabinetin e kryetares Osmani mohojnë ta kenë pranuar një kërkesë të tillë deri në orën 16:00.

Bekim Kupina, Këshilltari për media i kryetares Osmani, është pyetur nga Insajderi se a është shqyrtuar kërkesa e deputetëve për seancë të jashtëzakonshme, ka thënë se kryetarja nuk ka pranuar një të tillë.

“Kryetares së Kuvendit, dr. Vjosa Osmani nuk i ka ardhur asnjë kërkesë për senacë të jashtëzakonshme deri në orën 16:00”, ka thënë Kupina për Insajderin.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, në emër të deputetëve nënshkrues kanë kërkuar nga Kryesia e Kuvendit për mbajtjen e Seancës së Jashtëzakonshme, më datë 28/12/2020 (e hënë) në ora 11:00 me rendin e ditës:

1.Votimi i Projektligjit nr 07/L-041 mbi ndarjen buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.

2.Votimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare

Deputeti i Vetëvendosje që njëherit është edhe kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Hekuran Murati kishte deklaruar se është ilegale dhe antikushtetuese që një projektbuxhet i një qeverie në detyrë të hidhet në votim në Kuvendin e Kosovës.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk komunikon me Qeveri në detyrë. Kjo gjë është parë në rastin e Ligjit Anti-Covid kur kryesia e Kuvendit nuk pranonte ta procedonte tutje projektligjin për shkak se kishim një qeveri në detyrë. Andaj është e pamundur që ky projekt-buxhet i një qeverie në detyrë, e për më tepër edhe ilegale e antikushtetuese, të hidhet në votim”, kishte thënë Murati.

Nëse vendi nuk do të ketë buxhet më datë 28 shkurt, secial pagesë bllokohet. Ku praktikisht nuk mud që deri me datë 28 shkurt me pas kuvend, ndërsa nëse i marrim parasysh procedurat e zgjedhjeve të fundit certifikimi rezultatit zgjedhor pritet te behet diku në muajin Maj.

Deri të konstituohet e te zhbllokohet zgjedhje e presidentit i bie që qeveri do të kem në fund të Qershorit, që i bie se vendi tre ose katër muaj vendi do te jete pa buxhet. /Insajderi.org

TË FUNDIT

TË FUNDIT