spot_img
spot_img

Omani: Sejdiu do t’i vazhdonte punë në mbrojtje të demokracisë e Kushtetutës, flas për Presidencën jo për institucionet tjera

Deputetja e zgjedhur e LDK’së, Vjosa Osmani, ka folur sot pas mbledhjes së Kryesisë së LDK’së në të cilën është diskutuar për emrin e Bekim Sejdiut.

Osmani ka thënë se zgjedhja e Sejdiut si president do të ishte garancë për vazhdimësinë e mbrojtjes së demokracisë, kushtetutës dhe forcimit të aleancave.

Ajo ka sqaruar se kur flet për vazhdimësinë e punëve të rëndësishme, e ka fjalën për institucionin e Presidentit dhe jo për të tjerat institucione.

“I jepet Kosovës një mundësi që të vazhdohen punë të rëndësishme në mbrojtjen e demokracisë, po flasë në kontekstin e presidentit jo të institucioneve të tjera. Pra që të mbrohet demokracia, kushtetuta, e fuqizohen aleancat. Përvoja e tij ka qenë e jashtëzakonshme dhe pa asnjë përjashtim të vetëm në interes të Kosovës”, ka thënë Osmani.

TË FUNDIT

TË FUNDIT