Wednesday, January 27, 2021
SPORT

Ofertë e “çmendur” nga Manchester City, për Messin

Manchester City është duke përgatitur një ofertë të ‘çmendur’ për yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

E ardhmja e argjentinasit vazhdon të mbetet mister, ndërsa vazhdon të jetë i lidhur me kalimin në Premierligë.

Sipas The Times, “Qytetarët” do t’i ofrojnë kontratë 10-vjeçare sulmuesit që ta bindin të transferohet në “Etihad”.

Messi do vendos të ardhmen në fillimin e vitit 2021, në fakt ai do këtë të drejtë të nënshkruajë kontratë paraprake, meqenëse kontrata i skadon në qershor.

Në rast se i ofrohet kjo super kontratë, atëherë Messi do mbetet të gjiganti anglez së paku deri në moshën 43-vjeçare.

Mbetet të shihet nëse do ndodh transferim, ngase interesim për lojtarin vazhdojnë të tregojnë edhe klubet e tjera të mëdha, si PSG dhe Inter Milan.