Kosova ka shpenzuar gati 15 milionë euro për importin e energjisë elektrike brenda vetëm shtatë ditësh.
Shifrat e publikuara nga moderatori Ermal Panduri tregojnë se nga 28 tetori deri më 3 nëntor, blerja e energjisë elektrike i ka kushtuar vendit plot 14 milionë e 915 mijë e 923 euro e 88 centë.
Sipas të dhënave të paraqitura nga Panduri, shpenzimet ditore kanë qenë:
28 tetor: 2,385,449.33 euro
29 tetor: 2,373,489.37 euro
30 tetor: 2,127,378.18 euro
31 tetor: 2,349,582.63 euro
1 nëntor: 1,215,816.59 euro
2 nëntor: 2,300,679.64 euro
3 nëntor: 2,163,528.14 euro
Mesatarisht, Kosova ka shpenzuar mbi 2.13 milionë euro në ditë vetëm për blerjen e energjisë elektrike nga jashtë.
Këto shifra rikthejnë në vëmendje koston e lartë të varësisë nga importi i energjisë dhe barrën financiare që kjo paraqet për sektorin energjetik të vendit.




