37.3 C
Mitrovice
E shtunë, 26 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Obiliq: Po hapte kapakun e cisternës së betonit, vdes punëtori

Policia e Kosovës ka raportuar se një punëtor i një kompanie është lënduar dhe më pas ka vdekur nga lëndimet e marra, shkruan Gazeta Metro.

Sipas raportit të Policisë, thuhet se viktima mashkull K-Shqiptar, punëtor në një kompani derisa po e hapte kapakun e cisternës së betonit, nga presioni i ajrit është hapur kapaku duke e goditur viktimën dhe si pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK ku më pas edhe ka ndërruar jetë.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

Obiliq 05.11.2019-13:30. Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar, punëtor në një kompani derisa po e hapte kapakun e cisternës së betonit, nga presioni i ajrit është hapur kapaku duke e goditur viktimën dhe si pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK ku më pas edhe ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, ndërsa përgjegjësi i kompanisë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT