Një person ka tentuar të hidhet nga ballkoni i një objekti në Mitrovicë të Jugut, pasi paraprakisht kishte hedhur sende të ndryshme nga kati i shtatë, duke rrezikuar kalimtarët.
Rasti ka ndodhur më 21 gusht, rreth orës 17:00, në rrugën “Shemsi Ahmeti”, transmeton Zeri.info.
Sipas Policisë së Kosovës, personi i dyshuar, shtetas kosovar, i cili raportohet se ka probleme të shëndetit mendor, fillimisht ka hedhur sende të ndryshme nga kati i shtatë i objektit, duke rrezikuar kalimtarët e rastit.
Më pas, ai ka tentuar të hidhet nga ballkoni, por është arritur të kapet.
Pas intervenimit, personi është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)./Zëri



