Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas dënimit me 17 muaj burgim të Hashim Thaçit për pengim të drejtësisë.
Vendim të turpshëm dhe të papranueshëm e ka quajtur Çitaku vendimin e sotëm të Hagës.
Por në reagimin e Çitakut, ka ardhur edhe një reagim nga familja Thaçi.
Vetoni, djali i vëllaut të Hashim Thaçit ka shprehur një dozë indinjate ndaj Çitakut dhe PDK-së.
“Boll me statusa o zojë, veproni”, ka komentuar Veton Njazi Thaçi në statusin e Çitakut.



