spot_img
spot_img

Çështja e rrymës, Kimete Berisha kritikon Kurtin: Zdravo, o Albin

Kimete Berisha, opinioniste, ka shkruar një status në lidhje me ndalimin e importit të energjisë elektrike nga Serbia.

Berisha ka pasur kritika të ashpra ndaj Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës.

Postimi i plotë:

Zdravo, o Albin.

(Thënie për mashtruesin me bateria.)

…

Tesla shpiku rrymën alternative.
Kurti shpiku të vërtetën alternative.
Tesla e ndriçoi botën.
Kurti e ndriçon biografinë e vet me rrymë të dyshimtë.

Ende nuk dihet në emër të kujt është njehsori.

…

Ka arritur ta kthejë edhe ndërprerjen e mashtrimit në një mashtrim të ri.
Ky mjeshtër e riciklon të vërtetën derisa të bëhet qese bërlloku.

Pastaj e certifikon si mbeturinë të interesit kombëtar.

…

– Advertisement –

Ka zbuluar një burim të ri energjie: mashtrimin hidroelektrik.
Nuk i duhet ujë.

Mjafton ta hapë gojën dhe mbushet liqeni i Ujmanit.

…

E vetmja qenie që e përcjell rrymën pa tela dhe gënjeshtrën pa ndërprerje.
Në vend të tokëzimit, ka popullin.

…

Ka vendosur ta shkëpusë Serbinë nga rrjeti elektrik i mashtrimeve të tij.
Veriu vazhdon të furnizohet nga Serbia.

Sovraniteti ka defekt në instalim.

…

Kurti nuk gënjen.
Ai e elektrifikon të pavërtetën, e shpërndan në rrjet dhe e shpall ndriçim publik.

E vërteta nuk ka qasje në rrjet.
Është e padobishme.

…

Qe shtatë vjet nën tension, pa asnjë kontakt me të vërtetën.
Nuk e zë rryma, sepse është i izoluar nga realiteti.

…

Serbia vazhdon të jetë në raftet e dyqaneve të Kosovës.
Mallrat serbe kanë liri të lëvizjes.

E vërteta ndalohet në kufi.

…

Në Veri hyn rryma serbe.
Në jug shiten produktet e Serbisë.

Në mes qëndron Kurti, duke e ruajtur kufirin nga e vërteta.

Territori është i vogël.

Mashtrimi ka dalje në det.

…

Sovraniteti elektrik i Kurtit funksionon si frigoriferi:
jashtë është Serbia, brenda është Serbia, por drita ndizet vetëm kur e hap derën propaganda.
…

Kurti e ka shpikur embargon metafizike.
Serbia është e ndaluar në parim, e lejuar në praktikë dhe e domosdoshme në faturë.

…

Në fillim luftoi kundër keksave serbë.
Humbi.

Luftën e fitoi biberi serb.

…

EPILOGU

Krejt çfarë ka pështyrë, e ka lëpirë.

…

P.S. Kurti e ka humbur talentin për mashtrim.

Dikur e falsifikonte realitetin me aq mjeshtëri.

Tani vetëm e mohon.

TË FUNDIT

TË FUNDIT