Nina e vogël 3 vjeçare ka nevojë për ndihmë, pasi që ajo ka tumor në kokë dhe i nevojiten 160 mijë euro që të mjekohet në Turqi, shkruan Gazeta Metro.
Së fundi në rrjetet sociale është shpërndarë fotografie e një vogëlushe të quajtur Nina Shala, e cila ka nevojë për ndihmën e njerëzve.
Nina është 3 vjeçare dhe është diagnostifikuar me tumor në kokë.
Për shërimin e saj familjes Shala po i nevojiten 160 mijë euro. Shërimin e vetëm ajo e ka në Turqi dhe për shumën e duhur familja nuk ka mundësi që ta përballoj dhe kështu kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët që të ndihmojnë sadopak për shërimin e saj.
Më poshtë keni të dhënat e xhirollogarisë së babait të saj, Qamil Shala. /gazetametro.net




