Afër dhe larg!
Sonte mund të mbyllet gjithçka për Trepçën ose të nis rikthimi i madh për Bashkimin.
Prizrenasit sonte e presin ekipin nga Mitrovica, në një ndeshje dramatike që pritet të zhvillohet në ‘Sezai Surroi’, raporton Klankoosova.tv
Pas një serie 3-0, skuadra e udhëhequr nga Adis Beçiragiq kërkon ta vulosë titullin me “poker”.
Përballë tyre, Bashkimi do të luftojë për ta mbajtur gjallë finalen.
Siç është raportuar, nëse Trepça nuk ia del të triumfojë sonte por e kap trofeun të dielen, mund të festojë titullin pa trajner, pasi Beçiragiq këtë javë niset drejt haxhit
A do të festohet kampioni sonte apo seria vazhdon, mund ta ndiqni nga super ballafaqimin nga ora 19:30, në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion, Sport2





