15.8 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Nga ky muaj, Facebooku dhe Instagrami bëhen me pagesë

Kompania e rrjeteve sociale Meta ka vendosur të bëjë dy platformat më të ndjekura nga njerëzit, Facebook dhe Instagram, me pagesë në Bashkimin Evropian dhe Zvicër, duke filluar nga ky muaj [nëntor].

Versionet me pagesë të Facebookut dhe Instagramit nuk do të kenë më reklama. Ata që do ta mbajnë versionin falas të mediave sociale do t’i shfaqen reklamat.

Pagesa për Facebookun dhe Instagramin ndryshon në varësi nga ku abonoheni. Nëse e bëni këtë nëpërmjet ‘web’, do të paguani 9,99 euro në muaj. Nëse e bëni këtë përmes aplikacionit në iOS apo Android, kostoja do të jetë 12,99 euro në muaj.

Meta thotë se abonimi ka të bëjë me të gjitha llogaritë e lidhura me atë kryesore, të paktën deri në mars 2024.

Tarifa prej 9,99 apo 12,99 euro do të mbulojë një llogari deri në mars. Megjithatë, duke filluar nga 1 marsi 2024, një tarifë shtesë prej 6 euro në muaj në web dhe 8 euro në muaj në iOS dhe Android do të aplikohet për çdo llogari shtesë të listuar në Qendrën e Llogarive të një përdoruesi./koha.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT