spot_img
spot_img

Nevenka Tromp jep 3 skenare për vendimin final të Hagës për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

Profesoresha Nevenka Tromp, në një intervistë në Klan Kosova ka folur për skenarët e mundshëm për vendimin final të Hagës.

Tromp ka thënë se skenari i parë është që të gjithë të lirohen. Skenari i dytë sipas saj do të jetë që të gjithë të shpallen fajtorë për diçka, dhe një skenar i tretë thotë se është se disa prej tyre do të lirohen, disa jo.

“Siç ju kam thënë disa herë janë tri skenarë. I pari është që të gjithë do të lirohen. Skenari i dytë është që të të gjithë prej tyre do të dënohen për diçka. Dhe skenari i tretë që disa prej tyre do të dënohen, disa prej tyre do të lirohen”

“Të gjithë skenarët janë të mundshëm”, ka thënë Tromp./GazetaExpress

TË FUNDIT

TË FUNDIT