13.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 20 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Në SHBA fillojnë shqetësimet për vaksinën anti-Covid, fuqitë industriale tentojnë përvetësimin e tyre

Raportimet kanë nxitur shqetësimet se dozat fillestare të kufizuara të vaksinës mund të çojnë në lulëzimin e një tregu të zi, nëse disa njerëz me lidhjet e duhura do t’ia shesin ato ofruesit më bujar.

Wall Street Journal shkruan se gjiganti i tregtisë online, Amazon ka kërkuar listimin e punonjësve të tij mes grupeve prioritare për vaksinim. Kërkesa të ngjashme janë bërë edhe nga industri ushqimore, të restoranteve apo ajrore, me shumë që këmbëngulin se stafi i tyre ka rol kyç në lëvizjen e motorit të ekonomisë dhe janë mjaft të ekspozuar ndaj virusit.

Ndërkaq, një spital në Illinois, rinisi sërish vaksinimet të dielën, pas pezullimit për shkak të efekteve anësore të shfaqura tek 4 persona. Reaksione alergjike u regjistruan edhe në Alaskë dhe Tenesi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT