spot_img
spot_img

Ndalohet nga policia serbe një i ri nga Kosova në Horgosh

Një i ri nga Kosova është ndaluar sot nga autoritetet serbe në pikën kufitare Horgosh, në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë, derisa po udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati Arianit Koci përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se informacionin e ka marrë nga një burim, identitetin e të cilit e ka konfirmuar.

Sipas Kocit, i riu, i lindur në vitin 1997, ende ndodhet në ambientet e policisë në pikën kufitare, ndërsa deri më tani nuk ka informacione të konfirmuara lidhur me statusin e tij procedural.

Ai ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të automjetit, policia serbe ka gjetur një emblemë të UÇK-së nën ulëse, ndërsa sipas burimit të tij, i riu nuk ka qenë në dijeni se ajo ndodhej aty.

Postimi i tij i plotë:

NJË I RI NGA KOSOVA NDALET NGA POLICIA SERBE NË HORGOSH!

Një i ri nga Kosova, i lindur në vitin 1997, është ndaluar sot nga policia serbe në pikën kufitare Horgosh, mes Hungarisë dhe Serbisë, gjatë rrugëtimit nga Gjermania për në Kosovë.

Informatën e kam pranuar nga një person, identitetin e të cilit e kam konfirmuar.

I riu ende ndodhet në ambientet e policisë në pikën kufitare. Për momentin nuk kam informacion të konfirmuar për statusin e tij procedural.

Ajo që di deri tash është se, gjatë kontrollit të veturës, policia ka gjetur një emblemë të UÇK-së nën ulëse. Sipas burimit tim, i riu NUK e ka ditur se emblema ndodhej aty.

Në veturë janë gjetur edhe disa monedha të argjendta.

Deri tani, sjellja e policisë serbe ndaj tij ka qenë korrekte.

Për momentin nuk po e bëj publik identitetin e të riut.

Po e përcjelli rastin. Nëse ka diçka të re dhe të konfirmuar, do t’ju njoftoj.

TË FUNDIT

TË FUNDIT