Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, pas dorëheqjes së Ben Emmersonit, si avokat i ish-kryetarit të kësaj partie, Kadri Veselit, ka thënë se Vesli me shokë po përballen me beteja të shumëfishta në Hagë, e ku sipas saj, njërën e kanë me gjyqin politik që sipas saj po iu bëhen në Gjykatën e Hagës e në anën tjetër, siç tha ajo, me qeverinë “më antikombëtare e më anti-UÇK që po keq qeverisë me vendin.
“Kadri Veseli me shokë po përballen me beteja të shumëfishta në Hagë. Në njërën anë betejën me gjyqin politik që po i bëhet në gjykatën e Hagës, në anën tjetër me qeverinë më antikombëtare e më anti-UÇK që po keq-qeverisë me vendin”.
“Mungesa e fondeve për mbrojtjen e UÇK-së dhe tërheqja e Avokatit Emmerson do duhej të ishte një alarm për vendin dhe trajtohej sot në një seancë urgjente e të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës”, tha Musliu.
Tutje, sipas Musliut, shteti i Kosovës po u hyn në hak ish-krerëve të UÇK-së, duke e rrezikuar sipas saj, të drejtën e popullit për liri.




