Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar përmbrojtjen që Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ia bëri Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili i rëndoi minatorët e Trepçës, duke i marrë në pyetje se “kush po vjedh”?
Musliu thotë se Rizvanollit nuk i intereson për minatorët që nuk i kanë marrë ende pagat e korrikut e po jetojnë në mjerim.
“Artane Rizvanolli i paska dalë në krah Sveçles për kërcnimt që ai iu bëri minatorëve. Po ku lodhet ajo me 210 mijë euro në konto (sipas deklarimit te pasurisë) për minatoret që nuk i kanë marrë ende pagat e korrikut e po jetojnë në mjerim.
S’kanë faj as Sveçla as Rizvanolli faj kanë minatoret që lejojnë me u poshtru nga të poshtrit. Është dasht me i futë në minierë e me ju thanë hajde shihni si vjedhet dhjetra metra nën tokë e me ti mbajtë aty deri me 9 shkurt”.
Një video nga një takim i ndodhur dje ka shkaktuar shumë reagime në diskutimin publik.
Aty shihet ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, teksa kërkon llogari nga minatorët për sipas tij, hajnitë në Trepçë.
Në muajin gusht punëtorët e ndërmarrjes “Trepça” paralajmëruan protesta për mosekzekutimin e pagave për tre muaj, protestë të cilën e anuluan pas mbajtjes së mbledhjes së qeverisë 5 ditë më parë, ku u ndan 4 milionë euro për pagat e minatorëve të Trepçës./Reporteri.net/




