19.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 20 Maj, 2026
spot_img
spot_img

MSH’ja u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër gripit sezonal

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen kundër gripit sezonal, në veçanti grupeve të rrezikut si personat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, shtatzënat dhe lehonat, fëmijët mbi 6 muaj që mund të kenë predispozita për ndonjë sëmundje.

Ministria përmes një njoftimi për media, ka thënë se janë siguruar sasi të mjaftueshme të vaksinave kundër gripit sezonal dhe doza të konsiderueshme janë shpërndarë përmes IKSHPK-së në njësitë e vaksinimit të qendrave kryesore të mjekësisë familjare nëpër komunat e Kosovës.

“Deri tash në institucione shëndetësore janë shpërndarë mbi 140 mijë vaksina, ndërsa në stoqet e MSH/IKSHPK ka sasi të mjaftueshme për të vaksinuar qytetarët që bien në grupet e rrezikut dhe të interesuarit e tjerë”, thuhet në njoftimin e MSH’së.

Sipas MSH, vaksinat të cilat po përdoren sivjet janë katërshtamëshe, që e rrisin fuqinë mbrojtëse ndaj viruseve më agresivë në qarkullim të gripit sezonal. Ato janë gjithashtu të parakualifikuara sipas standardeve të OBSH-së dhe garantojnë cilësinë dhe sigurinë e tyre.

“Prandaj, me qëllim që mbrojtjes së këtyre grupeve më të rrezikuara, por edhe të tjerëve dhe uljes së ngarkesës së sistemit shëndetësor gjatë pandemisë COVOD-19, MSH-ja u bën thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë mundësinë për t’u vaksinuar”, thuhet tutje në këtë njoftim.

TË FUNDIT

TË FUNDIT