spot_img
spot_img

Moti sot i ndryshueshëm, priten reshje shiu ndërsa temperatura do bie deri 26 gradë

Sot në vendin tonë moti do të jetë i paqëndrueshëm, ku në pjesën më të madhe të territorit priten reshje shiu, vende-vende në formë rrebeshesh, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Era do të fryej nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare (3–9 m/s), duke sjellë depërtimin e një mase ajrore më të freskët.

Temperaturat minimale do sillen nga 13°C deri 16°C ndërsa temperaturat maksimale nga 23°C deri 26°C

TË FUNDIT

TË FUNDIT