Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën, në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 10 deri në 14°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.



