Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për mënyrën e rishikimit të buxhetit për vitin 2026.
Ajo ka thënë se, ndonëse Qeveria e quan këtë proces rishikim të buxhetit, asnjë organizatë tjetër buxhetore, përveç Ministrisë së Financave, nuk ka pasur mundësi ta rishikojë buxhetin e saj.
Sipas Bajramit, gjatë gjashtë vjetëve në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë asnjëherë rishikim të mirëfilltë të buxhetit.
Bajrami ka thënë se nevoja për një rishikim të mirëfilltë të buxhetit dëshmohet nga raportet e vetë Ministrisë së Financave. Sipas saj, raporti gjashtëmujor i shpenzimit të buxhetit tregon se mbi 60 për qind e projekteve kapitale kishin normë të realizimit prej 0 për qind deri më 30 qershor.
“Sot, në shumicën e komisioneve parlamentare, në rend dite ishte shqyrtimi i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Ndarjet Buxhetore për vitin 2026. Qeveria po e quan këtë rishikim të buxhetit, por në fakt asnjë organizatë tjetër buxhetore përveç Ministrisë së Financave nuk ka pasur mundësi ta rishikojë buxhetin e saj. Për gjashtë vite në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë asnjëherë rishikim të mirëfilltë të buxhetit. A ka pasur nevojë për një rishikim të mirëfilltë të buxhetit këtë më se miri e thotë vetë Ministria e Finacave përmes raporteve të saj. Sipas raportit gjashtëmujor të shpenzimit të buxhetit mbi 60% e projekteve kapitale normën e realizimit deri me 30 qershor e kanë 0%”, ka thënë Bajrami. /Gazeta Express


