spot_img
spot_img

Momenti i Katy Perry me 10-vjeçaren shqiptare bëhet simbol i natës në Sunny Hill

Një moment performance i përbashkët i Katy Perry dhe një 10-vjeçareje nga publiku në natën e mbrëmshme në Sunny Hill Festival, ishte nga momentet më emocionuese të natës së parë.

Perry iu afrua publikut dhe nisi të bisedonte me 10-vjeçaren, e cila e prezantoi veten duke thënë se quhej Era, ishte nga Shqipëria dhe se pjesëmarrja në koncert ishte dhurata që kishte marrë për ditëlindjen e saj.

Era nuk arriti t’i mbante lotët, ndërsa fjalër e saj prekën edhe vetë Katy Perry.

Artistja u përlot dhe afrua vogëlushes duke e ftuar të këndonin së bashku hitin e saj “Roar”, duke e kthyer atë në protagonisten e një prej momenteve më të bukura të mbrëmjes.

TË FUNDIT

TË FUNDIT