Mohamed Salah njihet për shpirtin e tij human dhe këtë e ka vërtetuar edhe me veprimin e fundit
Ylli i Liverpoolit ka dhuruar disa bombola me oksigjen në spitalin e vendlindjes së tij në Egjipt.
Salah ka bërë këtë veprim pasi raportimeve për vdekjen e disa personave në këtë spital shkaku i mungesës së oksigjenit.
Hassan Bakr përmes Shoqatës së Bamirësisë Nagrig citohet të ketë thënë në Cairo Talk: “Salah dhe familja e tij kanë dhuruar bombola oksigjeni në Spitalin Qendror Basyoun për të ndihmuar pacientët me koronavirus në Nagrig”.
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Salah ka ndihmuar vendlindjen e tij.




