Arrestohen tre persona në Mitrovicë për shkak që nuk respektuan vendimin e Qeverisë së Kosovës për kufizim të lëvizjes, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Personat e arrestuar më pas janë liruar në procedurë të rregullt pasi intervistimit.
“Është raportuar se tre të dyshuarit meshkuj kosovarë janë takuar në rrugë duke mos respektuar vendimin e kufizuar të kohës së lëvizjes, të lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në raporton e Policisë së Kosovës.





