Një grua ka pësuar lëndime në disa pjesë të trupit pasi dyshohet se u sulmua brutalisht nga i dashuri i saj me një shufër metalike në Mitrovicë.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 9 korrikut, rreth orës 22:00, në rrugën “Liqeni” në Mitrovicën e Jugut.
Sipas denoncimit të viktimës, pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me një shufër metalike në pjesë të ndryshme të trupit.
Si pasojë e sulmit, ajo ka pësuar lëndime në kokë, fyt, duar, këmbë dhe shpinë, për të cilat ka marrë trajtim mjekësor.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit kujdestar është ndaluar për 48 orë. Rasti është iniciuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vazhdim.




