27.5 C
Mitrovice
E martë, 7 Korrik, 2026
spot_img
spot_img

Misioni në KFOR, Kroacia planifikon ta rrisë numrin e ushtarëve në 200

Ministri kroat i Mbrojtjes Ivan Anushiq ka thënë se ky vend planifikon të rrisë numrin e ushtarëve të saj në misionin e KFOR-it në Kosovë.

Këto komente ai i bëri në një konferencë për shtyp në Ankara ku po zhvillohet samiti i NATO-s, raporton HRT.

Ne planifikojmë të rrisim numrin e ushtarëve kroatë në 200, siç lejohet nga vendimi i Parlamentit Kroat, tha ai.

Ministri kroat shtoi se NATO po shqyrton uljen e numrit të përgjithshëm të ushtarëve në KFOR, por se Kroacia beson se stabiliteti i Evropës Juglindore mbetet një nga çështjet kryesore të sigurisë.

“Unë gjithmonë theksoj rëndësinë e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe nevojën që NATO të mbajë një prani të fortë në rajon”, tha ai.

Anushiq njoftoi gjithashtu mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën, një rol më të madh për industrinë vendase të mbrojtjes në zhvillimin e dronëve

TË FUNDIT

TË FUNDIT