12.2 C
Mitrovice
E enjte, 25 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për rekrutimin e kadetëve për studime në SHBA

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës shpall konkurs për pranimin e kadetëve të FSK-së, për studime, në Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë Ushtarake-WEST POINT të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Studimet mbahen në gjuhën angleze dhe zgjasin katër vjet.

“Është e dëshirueshme që kandidati të ketë të përfunduar testin TOEFL dhe testin SAT.                                          Kandidatët do të nominohen nga Ministria e Mbrojtjes si kandidatë konkurrent për studime. Kadetët pas përfundimit të shkollimit do të emërohen oficer në FSK, në kohëzgjatje minimale të obligueshme, prej gjashtë (6) viteve. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës pa dallim kombi, race, dhe gjinie, të moshës 18-23 vjeç”, njofton kjo ministri.

Konkursi dhe formularët për aplikim janë në dispozicion në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes; mod.rks-gov.net.  Konkursi është i hapur  deri më 04 nëntor.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT