Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, deklaron në të dhënat e tij në faqen zyrtare në Facebook se do të jetë kryetar i ardhshëm i Prishtinës.
Kjo lë të nënkuptohet se ai po synon që të udhëheqë me kryeqytetin, ani pse në zgjedhjet e kaluara nuk arriti të triumfonte përballë Shpend Ahmetit.
Ai në faqën e tij në rrjetin social Facebook e quan veten “Kryetar i ardhshëm i Prishtinës”.
Ende nuk dihet nëse Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë me Abrashin për Prishtinën në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor, kjo gjë nuk është konfirmuar akoma nga partia e tij.




