Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, në këtë kohë pandemie është duke u frymëzuar nga golat e Lionel Messit, transmeton Gazeta Metro.
Përhapja e koronavirusit ka pezulluar të gjitha aktivitetet sportive, teksa futbollistët po vijojnë me stërvitje individuale në shtëpitë e tyre.
Përveç stërvitjeve, ylli i Kosovës duket se frymëzimin po e gjen te gjashtë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ dhe sulmuesi i Barcelonës e Argjentinës, Lionel Messi.
Sulmuesi vushtrrias ka publikuar një foto në llogarinë e tij në ‘Instagram’, ku aty Messi është i pikturuar duke e stërvitur një goditje gjatë stërvitjeve dhe të njëjten goditje ta bëj edhe në ndeshje.
“Kur përgatitja takon rastin = sukses” – ka shkruar Milot Rashica. /gazetametro.net