Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se është gjetur sërish armatim, granata dore e pajisje të tjera ushtarake në veri.
Sveçla ka bërë të ditur se armatimi është gjetur në dy lokacione në Zubin Potok.
Ai ka thënë se beteja kundër celulave terroriste nuk do të ndalet.