Ish-kryetari i PDK-së dhe Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të dalë sot në seancë fillestare para Gjykatës Speciale.
Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se seanca e Veselit do të mbahet në orën 15:00, e cila do të jetë “live”.
Para Veselit, para gjykatës dolën dje Jakup Krasniqi dhe ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, të cilët u deklaruar të pafajshëm dhe hodhën poshtë aktakuzat.
Madje, Jakup Krasniqi akuzoi rëndë Gjykatën Speciale, duke thënë se procesi e ka adresën në Beograd.
Ndërkohë, ish-presidenti Thaçi u mbrojt tërësisht në heshtje dhe vetëm u deklarua i pafajshëm, duke mos shtuar më shumë. Ai tha se gjithçka ka për të thënë, do ta bëjë avokati.
E dalja e katërshes para Speciales do të përmbyllet me Rexhep Selimin, i cili do të dalë të enjten para kësaj gjykate.




