Vrasësit të Ermal Kamberit nga Mitrovica i është rritur dënimi në 16 vjet, mirëpo familja e viktimës kërkon së paku 25 vjet.
Vëllai i Ermalit, Shpëtim Kamberi tha se për familjen e tij ky vendim është i papranueshëm. Përmes një postimi në Facebook, ai tha se familja duan burgim të përjetshëm apo më së paku 25 vite.
“Kemi lajme nga Gjykata e Apelit në Prishtinë, pasi e kemi bër ankesën me Avokatin tonë, mbi vendimin e pa drejtë me vetëm 12 vite burg me shumë shkelje nga Gjykata e Mitrovicës për vrasjen e vëllaut-djalit tonë Ermalit. Me 4 tetorë dy ditë para zgjedhjeve e kishim seancën e parë dhe të fundit nga kjo Gjykata e Apelit, paskan vendos jo rigjykim por vetëm rritje dënimi direkt me vetëm 4 vite rritje nga 12 qe kishte e shqiptuan dënimin me 16 vite burg. Për neve si familje është i pa pranueshem ky vendim nga Gjykata e Apelit, ne duam burg të përjetshem ose më se paku 25vite denim për kriminelin që na e vrau Ermalin tonë në punë, ky person është me të kaluar kriminale nga burgu i Zvicrres qe kishte mbajtur burg 4vite për hajni të rënda e kthejn në Kosovë sepse ishte pa dokumente atje “ilegal” kthehet k’tu bën vrasje për një rezervim tavoline, sepse Ermali nuk e kishte lën të ulët në atë tavolin. Për gjdo informatë më shumë do ju mbajm të informuar nesër”, shkruan Kamberi.
Dy vite më parë u vra Ermal Kamberi në lokalin të cilin ai e menaxhonte. Ndërsa vitin e kaluar Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Belgjikës, kishin arrestuar vrasësin e Ermal Kamberit, Sadik Bajramin.
Ky i fundit u dënua me vetëm 12 vite burg, por pas ankesës së familjarëe mbi vendimin, gjatë këtij viti dënimi i tij u rrit për katër vite.